Bota

U merr jetën 3 fëmijëve brenda 24 orëve, leopardi në kërkim!

Një leopard në Indi dyshohet se ka vrarë tre fëmijë në më pak se 48 orë. Autoritetet kanë urdhëruar vrasjen e kafshës pas zbulimit të trupave në tre incidente të veçanta në rajonin Jammu dhe Kashmir të Indisë veriore. Viktima më e re është një vajzë 10-vjeçare e quajtur Rutba Manzoor, trupi i së cilës u gjet nga pyjet afër shtëpisë së saj në zonën e Urit. Pasi kërkimi për të gjetur kafshën njeringrënëse në pyllin e dendur dështoi, ekipi i shpëtimit bëri një zbulim tragjik.

Vdekja e saj shkaktoi protesta të furishme, me të afërmit e Rutba që bllokuan autostradën Srinagar në Uri për shkak të mosveprimit të supozuar nga departamenti i kafshëve të egra. Kjo vjen pasi dy djem u vranë në sulmet e dyshuara të leopardit gjatë fundjavës. Trupi i 12-vjeçarit Shahid Ahmed u gjet të dielën në mbrëmje pasi ai u zhduk teksa po kulloste bagëtinë e familjes së tij.

Ndërsa të shtunën, një djalë tjetër, Muneer Ahmad, 15 vjeç, u vra gjithashtu për vdekje pasi pësoi lëndime pas një sulmi. Leopardi thuhet se ende po endet nëpër pyjet e Urit, raporton Shërbimi i Lajmeve të Kashmirit. Banorët lokalë të panikuar u kanë kërkuar autoriteteve që të kapin kafshën. Rikujtojmë se një lajm i padëgjuar më parë vjen nga Sudani i Jugut, ku një lopë është arrestuar për vrasjen brutale të një djali 12-vjeçar.

Në një nga deklaratat më të çuditshme të policisë së bërë ndonjëherë, autoritetet e këtij vendi kanë konfirmuar se lopa e arrestuar mund të rrezikojë një kohë të gjatë në burg nëse shpallet fajtore. Policia ka konfirmuar se ka ndaluar lopën së bashku me pronarin e saj pasi kafsha dyshohet se sulmoi fëmijën pranë një ferme. Është raportuar se egërsia e sulmit ka qenë e tillë që fëmija është vrarë në çast.