Celebrities Film & Tv

E dimë që mezi po e prisni…njihuni me detajet e reja të filmit “Shotgun Wedding”!

Së fundmi mediat e huaja kanë zbuluar detaje të reja rreth filmit “Shotgun Wedding”. Komedia romantike me protagonistë divën e muzikës pop Jennifer Lopez dhe aktorin Josh Duhamel, do të ketë premierën verën e ardhshme. Filmi është planifikuar të shfaqet më 29 qershor të vitit 2022.

Në “Shotgun Wedding”, Darcy e luajtur nga Lopez dhe Tom nga Duhamel mbledhin familjet e tyre për një martesë. Aktori Armie Hammer ishte planifikuar më parë të luante përkrah këngëtares por u tërhoq nga filmi në janar pas akuzave për abuzim seksual. Pjesë e kastit do të jenë gjithashtu: Jennifer Colidge, Lenny Kravitz dhe Cheech Marin.

Ai ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të disa mesazheve që mendohej se ishin dërguar prej tij tek femra të ndryshme e ku në thelb kishin përmbajtje që tregonin fantazitë e tij ekstreme seksuale. Madje ai është akuzuar edhe për kanibalizëm, pasi në disa mesazhe ishte shprehur se kishte dëshirë t’i priste të dashurës gishtin e këmbës dhe ta mbante me vete në një kuletë. J.Lo nga ana tjetër i ka dhënë fund lidhjes me A-Rod.