Celebrities Showbiz

Konfirmohet, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez zyrtarisht të ndarë

Pak kohë më parë një lajm ku thuhej se J-Lo dhe A-Rod i kanë dhënë fund lidhjes së tyre u bë kryefjala e medias online. Kjo do të ishte ndarja e dytë më e bujshme pas Brad Pitt dhe Angelina Jolie kurse për shqiptarët e treta më e bujshme pas Teas dhe Beartit.

Gjithsesi, këto spekulime ranë poshtë menjëherë ditën e nesërme pasi përfaqësues të dyshes së famshme thanë se ata thjesht po marrin pak kohë për të reflektuar dhe për të zgjidhur ngërçet në lidhjen e tyre. Sigurisht, për tu rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit.

Teksa Jennifer dhe Alex ende mbanin foto të ëmbla me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, kjo u jepte shpresë ndjekësve dhe fansave të tyre për një rikthim edhe më pasionant. Ndodh shpesh që ne shqiptarët nga ana tjetër të themi ‘kur nuk ia dolën ata, po ne çfarë i bie të bëjmë?’.

Ndërkaq, për pak kohë e kishim harruar se tashmë ish-çifti i famshëm ishin në krizë e kështu erdhi dhe njoftimi zyrtar për ndarjen e tyre. Tani nuk ka më dyshime, përfundoi dhe një tjetër lidhje ikonike. Në një deklaratë zyrtare Lopez dhe Rodriguez konfirmojnë;

Kemi kuptuar se është më mirë që të jemi miq, dhe do të vazhdojmë të mbetemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të punojmë pranë njëri-tjetrit për projektet dhe bizneset tona të përbashkëta.

Kujtojmë se disa muaj më parë u përfol se Alex kishte tradhëtuar Jennifer me aktoren Madison LeCroy. Mirëpo Madison më vonë i hodhi poshtë këto aludime, duke u shprehur se ajo dhe Alex kanë komunikuar vetëm përmes celularit dhe se nuk ka pasur kurrë kontakt fizik mes tyre. Ndërkohë që i japim lamtumirën edhe një tjetër fundi të lumtur, më poshtë mund të shikoni edhe një herë disa nga momentet më të bukura të aventurës mes Jennifer Lopez dhe Alex Rodigues, që sportisti i famshëm i ka ndarë muaj më parë në Instagram.