Celebrities Gossip Showbiz

E harroi shpejt! Pak kohë pas ndarjes Cozman nis lidhje të re me një tjetër vajzë?

Reperi Cozman që pas largimit nga grupi Babastars nuk ishte më pjesë e portaleve dhe thashethemeve. Gjithashtu dhe në muzikë bëri mungesë me projekte të reja që pas lançimit të “You know me” në 2019.

Megjithatë para dy muajve reperi u rikthye më fuqishëm se kurrë duke u bashkuar sërish pas ndarjes disa- vjeçare me çunat e ‘Babastars’. “Amore” është kënga që duket se ribashkoi sërish disa nga pjesëtarët e një prej grupeve më të përfolura të reperave dhe duket se është pëlqyer shumë nga ndjekësit besnikë të çunave.

Megjithatë, jo vetëm nga ana profesionale, por edhe personale Cozman erdhi me të reja. Një brune me një pamje shumë “bombë” postoi një foto me reperin Cozman para pak kohësh, teksa vetë ky i fundit e ripostoi në Instastory duke e zbuluar publikisht lidhjen e tij.

Megjithatë, kjo marrëdhënie duket se nuk e pati të gjatë. Pak kohë pasi lidhja u bë publike dhe dyshja i shprehnin dashurinë njëri-tjetrit në rrjete sociale, ata i dhanë fund. Dyshja nuk ndiqen më me njëri- tjetrin në Instagram dhe kanë fshirë çdo foto së bashku duke na treguar kështu se nuk janë më bashkë.

Mirëpo, duket se reperi e ka hedhur shumë shpejt pas krahëve atë lidhje dhe ka nisur një romancë të re. Në postimin e fundit në Instastory, Cozman shfaqet në palestër krahas një bjondeje, së cilës ka zgjedhur mos t’i tregojë fytyrën. Reperi i hitit “Si dje” nuk zgjodhi të na tregojë diçka më shumë, megjithatë ne jemi sy e veshë në pritje të çfarë ai do tëna tregojë në lidhje me bjondjen e mistershme.