Celebrities Gossip Music Showbiz

E ka cilësuar si bashkëpunimin më të mirë, klikimet për këtë këngë të Don Xhonit nuk kanë të ndalur!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Kohëve të fundit Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë trazuar rrjetin me postimet e tyre në rrjete sociale. Dueti i dyshes titullohet “Hala” dhe është publikuar 1 muaj më parë, bashkëpunim ky që e ka treguar suksesin që në fillim e deri më tani kënga ka kaluar 25 milionë klikime, e pritshme kjo nga dy artistë shumë të pëlqyer nga publiku. Një bashkëpunim të cilin Don Xhoni e cilëson si më të mirin mund të themi se është ende një nga këngët më të dëgjuara të momentit dhe e sigurt se klikimet e saj do të vazhdojnë të rriten, duke thyer ende rekorde.

Së fundmi Don Xhoni po shijon suksesin e këngës së tij të fundit, i cili është një bashkëpunim me këngëtaren Era Istrefi dhe titullohet “Hala” dhe shumica e postimeve të tij në rrjete sociale kanë të bëjnë me arritjet e tij në muzike dhe projektet. Por duket se shumë shpejt Don Xhoni do të publikojë projektin e ri muzikor dhe këtë na e ka treguar me postimin e fundit në Instastory. Reperi ka postuar një video, ku shfaqet dj i tij dhe dëgjohet kënga e re në sfond.

Ndërkohë ish e dashura e Don Xhonit, Ariana e ka harruar tashmë përfundimisht reperin, pasi së fundmi ka marrë një vendim të rëndësishëm në jetën e saj. Para disa ditësh, Ariana ka lajmëruar se është fejuar me partnerin e saj të ri e këtë na e ka treguar me anë të një fotoje të postuar në Instastory, ku duken dora e saj dhe e partnerit me unaza fejese në gisht.