Celebrities Gossip Music Showbiz

Nuk ka të ndalur, pas suksesit me këngën e fundit Don Xhoni paralajmëron projektin e ri muzikor!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lansojë.

Së fundmi Don Xhoni po shijon suksesin e këngës së tij të fundit, i cili është një bashkëpunim me këngëtaren Era Istrefi dhe titullohet “Hala” dhe shumica e postimeve të tij në rrjete sociale kanë të bëjnë me arritjet e tij në muzike dhe projektet. Por duket se shumë shpejt Don Xhoni do të publikojë projektin e ri muzikor dhe këtë na e ka treguar me postimin e fundit në Instastory. Reperi ka postuar një video, ku shfaqet dj i tij dhe dëgjohet kënga e re në sfond. Në postim Xhonatani shkruan:

Dj Urban a je gati o bablok

Para pak ditësh reperi duket se është bërë nostalgjik dhe ka menduar kohën kur ishte vetëm një fëmijë i vogël dhe të gjitha ato çfarë ka arritur sot, për të atëherë ishin vetëm ëndrra. Xhonatani ka postuar një foto të tij, para shumë vitesh, por që kishte 2 rregulla: 1. Kurrë mos u dorëzo dhe 2. Dëgjo rregullin numër 1.

E mesa duket Ariana e ka harruar tashmë përfundimisht reperin, pasi së fundmi ka marrë një vendim të rëndësishëm në jetën e saj. Ditën e sotme, Ariana ka lajmëruar se është fejuar me partnerin e saj të ri e këtë na e ka treguar me anë të një fotoje të postuar në Instastory, ku duken dora e saj dhe e partnerit me unaza fejese në gisht.