Gossip Showbiz

Mes muzikës dhe politikës? Don Xhon tallet me zgjedhjet lokale?

Reperi i njohur nga Drenica, Don Xhoni, ka ngjallur reagime në rrjetet sociale me një postim ironik, ku i bën thirrje ndjekësve të tij që ta votojnë në zgjedhjet e ardhshme, edhe pse ai nuk është kandidat në asnjë garë politike.

Përmes një “InstaStory”, artisti publikoi një mesazh të shkurtër, duke shkruar:

Zgjedhjet po afrohen, votoni Don Xhon, se tjetër s’bon

Ky reagim vjen në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat do të mbahen më 12 tetor, ku qytetarët do të vendosin për subjektet politike dhe kandidatët që do të drejtojnë komunat e tyre.

Don Xhon, me emrin e vërtetë Xhonatan Isufi, ka qenë mjaft aktiv në muzikë gjatë këtij viti, duke publikuar projekte që kanë marrë miliona klikime në YouTube dhe janë pritur me entuziazëm nga fansat.