Celebrities Gossip Showbiz

E ka nisur mbarë! Këtë fillim viti Greta Koçi do të na surprizojë me një projekt të ri muzikor…

Greta Koçi është tanimë prej vitesh këngëtare në tregun tonë muzikor, teksa nuk ngurron të eksperimentojë me zhanret muzikore. E nuk ka të madh e të vogël që nuk ka dëgjuar ndonjëherë për batutën se “Greta Koçi është 16 vjeç” e kjo pasi këngëtarja ka qenë që prej adoleshencës së saj pjesë e skenës.

E kohëve të fundit, Greta kishte zgjedhur të qëndronte pak larg tregut muzikor dhe të mos ishte aq aktive sa në fillimet e saj, por duket se bukuroshja e ka nisur këtë vit mbarë, pasi do të lançojë diçka të re shumë shpejt.

Këtë e ka bërë me dije me anë të një Instastory, ku teksa nga një bisedë online me ndjekësit u pyet nëse do të ketë ndonjë këngë të re nga ajo, Greta na shuajti kureshtjen duke thënë se do të vijë me një projekt së shpejti.

Pra, mesa duket Greta ka nisur punën dhe mund të presim shumë nga këngëtarja këtë vit.

Projekti më i fundit muzikor nga artistja është “Spo mle nana” me elementë shumë tradicional si në videoklip, ashtu edhe në muzikë. Projekti u lançua në fillim të dhjetorit dhe ka mbi 1 milion shikime.

Para pak muajsh, këngëtarja ndodhej në Kosovë për të pushuar së bashku me motrën e saj, Enin dhe Genc Prelvukaj-n. Të paktën kështu menduam ne, por që mund të ketë qenë prezent ndoshta edhe bashkëshorti i Gretës. Artistes në disa video të publikuara në Instagram i binte në sy unaza tradicionale e martesës që mbante në gisht, ndaj menjëherë kanë lindur dyshimet që Greta i ka dhënë fund beqarisë në privatësi.