Ajo është vetëm 19-vjeçe dhe ka një sukses të jashtëzakonshëm. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Billie Eilish e cila me projektet e saj shumë të veçanta muzikore është shndërruar në fenomen dhe është një ndër artistet e vetme që në një moshë kaq të re ka thyer kaq shumë rekorde.
Së fundmi artistja ka ngritur një urdhër ndalimi kundër një burri, i cili dyshohet se e ka ngacmuar dhe kërcënuar afër shtëpisë së saj në Los Angeles për 6 muajt e fundit. Ky i fundit e kishte frikësuar këngëtaren, duke e ndjekur vazhdimisht gjatë rrugës për në shtëpinë e saj në Los Angeles.
Prestigjozia “Daily Mail” shkruan se Eilish ka kërkuar së fundmi urdhër ndalimi kundër John Hearle, i cili ndër të tjera mësohet se është parë duke bërë kamping afër shtëpisë së Eilish. Këngëtarja e hitit “Bad guy” ka deklaruar se është e shqetësuar nga ai, pasi përvec përndjekjes, ai i dërgon asaj edhe letra të çuditshme. 19-vjeçarja është shprehur se ndihet shumë në ankth sa herë që kthehet për në shtëpi, sepse e di që dikush është duke e përcjelllë gjatë gjithë rrugës.