Showbiz

E kishte mbajtur të fshehtë, këngëtarja e njohur në pritje të ëmbël!

Këngëtarja e hitit “Without Me”, Halsey, ka konfirmuar se është shtatzënë dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Halsey ka publikuar në Instagram disa imazhe ku dallohet qartë barku i saj i rrumbullakosur. Ajo ka përmendur në postim partnerin e saj, Aley Aydin dhe përkrah fotove ka shkruar:

“Surprizë”, shoqëruar me figurën e një shisheje me qumësht, një ylberi dhe një engjëlli. 

Gjinia e fëmijës nuk dihet ende, por pritet të zbulohet në javët në vazhdim. Dyshimet për një romancë mes dyshes nisën në fillim të këtij muaji, kur Halsey publikoi një foto të partnerit në Instagramin e saj. Megjithatë ata nuk kanë folur ende publikisht për statusin e tyre dhe si ka lindur romanca.

Më herët Halsey kanë qenë në një lidhje me G-Eazy dhe ndarja e tyre ishte shumë e bujshme. Më pas ajo pati një romancë me Yungblud dhe aktorin Evan Peters. Por këto lidhje dashurie nuk zgjatën shumë.