Celebrities Gossip Showbiz

“Zemërthyer”, Semi Jaupaj habit me postimin e fundit!

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime.

Vetëm pak më parë postimi i Semit në Instastory i ka befasuar të gjithë, duke nisur kështu të perflitet menjëherë në rrjet. Prej disa kohësh Semi e mban shumë private jetën dhe ndjenjat e saj, duke mos postuar asgjë në rrjete sociale, por mesa duket sot ka vendosur të tregojë gjendjen e saj emocionale dhe duket se dikush i ka ‘thyer zemrën’. Në Instastory bukuroshja shkruan:

Zemërthyer

Së fundmi Semi i ka befasuar të gjithë me ndryshimin e fundit dhe shumë të befasues në look-un e saj. Disa ditë më parë, bukuroshja ka postuar një foto të saj në Instastory, ku i ka pyetur ndjekësit e saj dhe u ka kërkuar mendimin e tyre nëse duhet ti presë flokët apo jo dhe si gjithmonë ata e kanë mbështetur në vendimet e saj dhe më pas Semi na tregoi pamjen e saj të re, që i shkonte shumë.