Celebrities Gossip Lajmet e fundit Showbiz

E mbuluar me peshqir, Enca feston ditëlindjen!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Ditën e sotme Enca feston ditëlindjen dhe këtë na e ka treguar me një video të postuar në Instagramin e saj. Në video ajo shfaqet e mbuluar me peshqir në një ambjent ngjyrë rozë dhe përballë saj ndodhet një tort dhe disa qirinj.

Enca njihet për deklaratat e saj të fuqishme që gjithmonë bëjnë shumë bujë, duke trazuar rrjetin e një ndër to ka qenë edhe kjo e fundit, e cila në momentin e parë ka marrë një tjetër kontekst. Këngëtarja me anë të një postimi në Instastory ka shprehur dëshirën e saj për t’u bërë mama, por jo e një bebeje por e një qenushi. Enca dëshiron të ketë një qenush.