Celebrities Gossip Showbiz

E mërzitur nga kritikat e fundit në rrjet? Fifi habit me postimin e fundit: “Bota gëzohet kur nuk je mirë!”

Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare. Këngëtarja nga Ferizaj edhe gjatë kësaj periudhe mbetet e angazhuar me projekte dhe koncerte të shumta. Në jetën personale na tregon vazhdimisht se është mëse e lumtur me partnerin e saj të zemrës Adisin, teksa dhe në muzikë vjen shpesh me projekte të reja muzikore.

Gjithashtu, postimet e saj në rrjete sociale shpesh tërheqin mjaft vëmendje dhe kështu ka ndodhur dhe me Instastory-n e saj më të fundit. Kohëve të fundit, bukuroshja është kritikuar për ‘mbipostimin’ sipas ndjekësve të saj të video-ve me partnerin dhe për këtë ka reagur vetë Fifi. E në mesin e gjithë fjalëve, këngëtarja ka zgjedhur të postojë një shprehje që përshtatet situatës së saj.

Buzëqesh e mos i trego askujt si sillet jeta me ty, se bota gëzohet kur nuk je mirë!

Së fundmi, bukuroshja ka sjellë një bashkëpunim me Gent Fatalin të quajtur ‘Pikturë’ dhe në vetëm 1 muaj nga publikimi, kënga ka arritur mbi 13 milion klikime në platformën YouTube dhe këtë e ka bërë me dije me anë të një postimi në ‘Instastory’ duke festuar kështu këtë sukses të këngës.

Bukuroshja gjithashtu ka treguar se ka nisur punën për xhirimet e videoklipit të këngës së saj më të re në duet me këngëtaren Tuna Sejdi. Në një sezon veror me kaq shumë bashkëpunime, presim diçka shumë interesante nga dy artistet.