Celebrities Gossip Showbiz

“Më trego që je nga Kosova pa më treguar që je nga Kosova”, kjo video e Fifit me Adisin është shumë ‘funny’!

Siç tanimë të gjithë e dimë këngëtarja e njohur Fifi është në një romancë me Adis Patushin. Ato shfaqen kudo bashkë dhe nuk ngurrojnë që në rrjetet sociale të ndajnë foto dhe video me njëri-tjetrin.  Edhe para pak minutash në Instastory, Adisi ka postuar një video shumë ‘funny’  ku shfaqet së bashku me partneren e tij, teksa ai i drejtohet duke i thënë: “Më trego që je nga Kosova pa më treguar që je nga Kosova” dhe bukuroshja i përgjigjet me një fjalë karakteristike të Kosovës që është: ‘Kuku’.

Së fundmi Fifi ka marrë kritika dhe ofendime nga disa ndjekës ku një ndër to e ka shpërndarë në “Instastory”. Një ndjekës i ka shkruar se: “Na ke lodhur me atë 50-vjeçar që ka fëmijë e mundohesh t’i ngelësh në dorë me zor. Ik vëllaçko mos u shit lovely në rrjete sociale.” Lidhur me këto kritika ka reaguar vetë këngëtarja duke ‘i vënë pikat mbi i’. 

Pas këtyre statuseve Fifi ndau një video nga shtrati me Adisin. Dyshja shiheshin në momente intime teksa Adisi i thotë në një moment Fifit mos të publikojë foto me të sepse do e shajnë. Kësaj Fifi iu përgjigj thjesht më një buzëqeshje duke lënë të nënkuptohet se nuk i intereson.