Celebrities Music

E pabesueshme! Billie Eilish vazhdon që të kryesojë përsëri në “Grammy Awards 2022”!

Nuk kishte si të ishte ndryshe, pasi Billie Eilish muk është nominuar vetëm në një, as në dy por në plot shtatë kategori për ceremoninë e madhe të ndrajes së çmimeve ‘Grammy’. Suksesi i saj është thjeshtë i padiskutueshëm për faktin se bukuroshja 19-vjeçare ka arritur që gjatë gjithë këtij viti të jetë shumë e angazhuar dhe mjaft e përfshirë në vijimin plot arritje të karrierës së saj.

Krijuesja e hitit më të suksesshëm ‘Bad Guy’ bëri debutin para pak muajsh me albumin e saj më të ri i cili quhej ‘Happier Than Ever’, por përpos albumit ajo publikoi edhe filmin e saj të parë muzikor nga i cili arriti që në këtë ceremoni edhe të nominohej në një kategori.

Që pas publikimit të listës së plotë të të nominuarve vetë Billie publikoi një foto në rrjetin e saj social Instagram nga ku edhe kishte shkruar se:

Kjo eshte vërtetë e pabesueshme! Totalisht e shokuar, një lajm kaq i mahnitshëm për t’u zgjuar. Mund të bërtas. FALEMINDERIT @recordingacademy. Shtatë.

Vlen për t’u përmendur se artistja e veçantë dhe mjaft e talentuar edhe gjatë ceremonisë së 63-të të ndarjes së çmimeve arriti që të fitonte plot dhjetë çmime ‘Grammy’. Ndërkohë që këtë vit në ceremoninë e 64-të të ‘Grammy Awards’, Billie Eilish është e nominuar konkretisht në shtatë kategori ku në thelb është albumi i saj më i ri me titull ‘Happier Than Ever’ dhe një nga këngët e tij më të dëgjuara dhe më të suksesshme që mban po të njëjtin emër.

Single i vitit

‘Happier Than Ever’

Kënga e Vitit

‘Happier Than Ever’

Albumi i Vitit

‘Happier Than Ever’

Albumi më i mirë vokal pop

‘Happier Than Ever’

Video më e mirë muzikore solo

‘Happier Than Ever’

Video më e mirë muzikore 

‘Happier Than Ever’

Filmi më i mirë muzikor

‘Happier Than Ever: A Love Letter To Los Angeles’