Fashion Lifestyle

E para markë, “Gucci” pranon pagesa me kriptomonedha!

Për muaj të tërë industria e modës ka eksperimentuar për t’u përshtatur me realitetet e reja të tregut, NFT-të, metaverse dhe monedhat digjitale. “Gucci”, marka e modës e themeluar në vitin 1921 nga Guccio Gucci në Toskanën italiane ka vendosur të ndërmarrë një hap të rëndësishëm që mund të motivojë markat e tjera në këtë sektor të bëjnë të njëjtën gjë. Nga tani e tutje “Gucci” do të pranojë pagesa në kriptomonedha.

Pagesat me kripto në dyqan do të kryhen me një link të dërguar në emailin e klientit dhe pikërisht ky link përmban një kod QR që i lejon ata të kryejnë pagesën nga portofoli i tyre kripto. Dyqanet e para të “Gucci” që kanë marrë kripto janë Wooster Street në New York, Rodeo Drive në Los Angeles, Miami Design District, Phipps Plaza në Atlanta dhe The Shops at Crystals në Las Vegas.

“Gucci” do të pranojë pagesa në më shumë se 10 monedha, duke përfshirë Bitcoin, Bitcoin Cash, Ethereum, Wrapped Bitcoin, Litecoin, Shiba Inu dhe pesë monedha të qëndrueshme të lidhura me dollarin amerikan. Ajo do të pranojë gjithashtu Dogecoin, një kriptomonedhë “meme” e krijuar fillimisht si një shaka.

Së fundmi, rikujtojmë se fushata e re nga kompania e njohur e modës “Gucci” u kritikua ashpër, pasi gjatë saj është përdorur si imazh tigri. Dizajneri italian zbuloi koleksionin, të quajtur “GucciTiger”, në rrjetin social Instagram. Koleksioni përfshin një përzgjedhje të artikujve dhe aksesorëve të gatshëm për t’u veshur si nga burrat, edhe nga gratë, të cilat të gjitha kanë si simbol tigrin.

Risjellim në vëmendje se para disa ditësh në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar ekonomistja dhe ekspertja e kriptomonedhave, Denisa Kele për të na folur më shumë rreth kriptomonedhave.