Aktualitet Celebrities Live From Tirana

Gjithçka që duhet të dini rreth kriptomonedhave dhe jo vetëm/Denisa Kele flet në TAR!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar ekonomistja dhe ekspertja e kriptomonedhave, Denisa Kele për të na folur më shumë rreth kësaj monedhe digjitale, por jo vetëm. Si fillim çfarë janë kriptomonedhat? Denisa na shpjegon më shumë:

Janë tema e momentit, tema më e zjarrtë ekonomike dhe jo vetëm se eshte diçka e re dhe ka pasur individ që kanë dalur të pasur nga kjo botë por patën gjithashtu edhe një impakt në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Rasti i Ukrainës definitivisht vendosi marrëdhënien e kriptomonedhës me botën. Ukraina pësoi një sulm kibernetik të të gjitha bankave të saj dhe në këtë moment çdo llogari e individit ngrin. Kjo e vendoste shtetin në rrezikshmëri të madhe dhe kriptomonedha bën atë që individ të caktuar të shpëtonin parat e tyre për t’i kthyer në kriptomonedha dhe për t’i transferuar në vende të caktuara. Në Rusi dhe Ukrainë gjenden fermat më të mëdha që bëjnë kriptomonedhat, të gjitha ndihmesat që u bën si për ushtarët ashtu për veshjet u bën në kriptomonedha. Nga shumë ekspertë thuhej se Rusia mund të përdorte kriptovalutat por ky treg nuk është aq i thellë sa për të shtëpuar ekonominë dhe Vladimir Putin nuk i ka legalizuar asnëherë.

Por sa i përket Bitcoin-it?

Bitcoin është nga të parët që është krijuar, mban kurorën. Është një monedhë digjitale dhe më bën habi pse qytetarët e shohin si të pabesueshme. Nëse nuk është e prekshme nuk është e besueshme. Jemi mësuar me kartat e kreditit që gjithsesi nuk janë të prekshme. Është një kod që përmban paratë e tua. Ajo që mua më pëlqen është që paratë e tua janë të pakontrollueshme dhe për transaksione të ndryshme nuk ke nevojë për një palë të tretë. Hakerimi është totalisht e pamundur. Në 13 vite që është krijuar Bitcoin jo vetëm që nuk doli një skenë piramidale por ka pasur vetëm trend rritjeje dhe bëhet gjithmonë e më i sigurt. Shqipëria ka vendosur një lloj ligji që është pak i palexueshëm, është diçka që as nuk është e lejueshme por as nuk dënohet me ligj. Unë vet kam investuar para shumë vitesh në Bitcoin, fillimisht e nisa si një eksperiment për të parë si funksiononte. Në një trajtim timin në Izrael për Bitcoin-in pash disa individë që transferonin para nga telefoni pa përdorur bankën, u habita, bëra kërkimet e mia dhe më pas investova. Atëhere ka qenë 700 dollarë një Bitcoin ndërsa tani është diku tek 48 mijë dollarë një Bitcoin. Kam pasur fitime normale jo të bëhesha milionere. Në Shqipëri deri në 500 dollarë mund të investosh për një Bitcoin. Një ndër disavantazhet e Bitcoin-it është ndryshueshmëria e vlerave që do të thotë nuk është për investime afatshkurtër.