Food & Drink Health & Beauty

E paskeni ditur gabim, akullorja nuk ju ndihmon aspak të freskoheni në verë!

Në këtë sezon veror njerëzit mundohen t’i gjejnë vetes së tyre freskim duke konsumuar ushqime dhe pije të cilat do ti ndihmonin trupit për ta rregulluar temperaturën. Shpesh në këto raste ajo që na bie ndërmend janë akulloret por nuk duhet të konsumojmë gjëra të cilat përmbajnë shumë ujë.

Një numër i madh njerëzish të cilët kërkojnë akullore në mot të nxehtë dhe hanë sasi të mëdha me idenë për t’u freskuar e kanë gabim. Konsumimi i saj në sasi më të mëdha mund t’ju ngrohë dhe jo freskojë. Disa shkencëtarë pohojnë se trupi ngrohet duke ngrënë ushqime me shumë kalori si akulloret.

Ushqimi që ne hamë luan një rol në rregullimin e temperaturës së trupit dhe ushqime të caktuara mund të na freskojnë vërtet. Për trupa të ftohur, ushqimi më i mirë është ai që përmban një përqindje të lartë uji. Para 5 vitesh një student i doktoraturës në Harvard, Andres Ardisson Korat kreu një studim dhe doli në një përfundim paksa të çuditshëm. Mesa duket ngrënia e akullores shoqërohej me një rrezik më të ulët të problemeve të zemrës për personat që vuanin nga diabeti. 

Ndërkaq, konsumimi i akullores ka pasojat e veta pasi rriten infeksionet e fytit. Por ekspertët kanë një zgjidhje edhe për këtë. Ata deklarojnë se, kur akullorja konsumohet me ujë, frekuenca e infeksioneve të fytit ulet. Sipas tyre, akullorja nuk shkakton probleme shëndetësore, nëse konsumohet në mënyrë korrekte. Por nëse nuk konsumohet siç duhet, te personat me imunitet të ulët mund të shkaktojë infeksion të fytit.