Kompania Straus Family Creamery, me bazë në Kaliforni, po tërheq nga tregu disa produkte organike të akullores në paketime pint dhe quart, për shkak të pranisë së mundshme të copëzave metalike, sipas një njoftimi të publikuar të premten nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA). Kompania tha se produktet e prekura kanë qenë në raftet e dyqaneve që nga 4 maji, dhe se vetëm seritë me disa data të caktuara të skadencës (“best by”) përfshihen në tërheqje. Deri tani nuk janë raportuar lëndime apo dëmtime.
Konsumatorëve u kërkohet të mos e konsumojnë akulloren e tërhequr dhe ta hedhin atë. Kompania theksoi gjithashtu se klientët nuk duhet t’i kthejnë produktet në dyqane. Sipas FDA-së, produktet organike të tërhequra janë shpërndarë në 17 shtete amerikane: Arizona, California, Colorado, Connecticut, Florida, Georgia, Illinois, Indiana, Iowa, Maryland, New Jersey, Oregon, Pennsylvania, South Carolina, Texas, Washington dhe Wisconsin.
Produktet e përfshira në tërheqje janë:
Akullore Vanilla Bean (paketim pint) – afati i përdorimit: 23 dhjetor 2026 dhe 28 dhjetor 2026
Akullore me luleshtrydhe (paketim quart) – afati: 24 dhjetor 2026
Akullore me luleshtrydhe (paketim pint) – afati: 25 dhjetor 2026
Akullore Cookie Dough (paketim pint) – afati: 26 dhjetor 2026
Akullore Dutch Chocolate (paketim quart) – afati: 27 dhjetor 2026
Akullore Mint Chip (paketim pint) – afati: 30 dhjetor 2026
Numrat UPC të produkteve të tërhequra mund të gjenden në faqen zyrtare të FDA-së./Përktheu Piranjat News