Celebrities Gossip Showbiz

E tradhtuar njësoj si këngëtarja, Wanda Nara vjen me disa fjalë për ish-çiftin Shakira-Pique!

Së fundmi, partnerja e futbollistit Mauro Icardi, Wanda Nara nuk hezitoi të komentojë thashethemet për Gerard Pique i cili dyshohet se e tradhtoi Shakira-n para ndarjes së tyre vitin e kaluar. Në një intervistë të fundit, modelja nuk iu përgjigj vetëm pyetjeve në lidhje me marrëdhënien e saj të trazuar me Icardin, por gjithashtu iu drejtua situatës së Shakira-s. E pyetur nëse rikuperimi i saj nga skandali ishte më i qetë se ai i Shakira-s, Wanda pohoi:

Shakira nxorri katër hite. Unë i dua dhe i kërcej të gjitha. Nuk e di si kam qenë pas tradhtisë, por askush nuk është i sigurt nga tradhtia. Në një moment në jetën tuaj ju do të tradhtoni ose do të vuani prej saj.

Ndërkaq, pas shumë lajmeve për ndarjen e tyre të bujshme, Nara është sërish në krahët e futbollistit Mauro Icardi. Në një intervistë të fundit për mediat italiane, 36-vjeçarja ka rrëfyer gjithçka për marrëdhënien me ish-sulmuesin e Interit dhe jo vetëm. Është një marrëdhënie e vërtetë me të gjitha uljet dhe ngritjet. Papritmas ata janë bashkë, ata ndahen dhe pajtohen sa hap e mbyll sytë.

Një ditë thumbojnë njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ditën tjetër shikohen më të dashuruar se kurrë. Ky është çifti i famshëm Wanda Nara dhe Mauro Icardi. Ata na kanë befasuar, ose ndoshta jo, me pajtimin e tyre më të fundit deri në pikën që kanë dhënë edhe një përgjigje për një pyetje shumë pikante pasi një ndjekës ia drejtoi influencueses dhe biznesmenes. Një përdorues pyeti nëse ajo do të kishte një fëmijë tjetër.