Celebrities Music Showbiz

“Easy On Me” mund të ketë patur sukses, por mikeshat e Adele nuk e kanë pëlqyer fare këtë këngë!

Adele i ka përlotur dhe i ka lënë fansat e saj pafjalë dhe arsyeja ka qenë publikimi i këngës së saj më të re. “Easy On Me” është kënga e saj e parë pas pesë vitesh. Fansat po e prisnin të gjithë me padurim sepse vetë këngëtarja postoi para pak ditësh një pjesë të shkurtër nga videoklipi i këngës.

Këngëtarja e  njohur ka treguar se kënga e saj “Easy On Me” është frymëzuar nga divorci i saj më ish-bashkëshortin Simon Kobecki. Nuk duhet që të harrojmë edhe datën e publikimit të albumit të saj më të ri “30” i cili do do të dalë në treg më 19 nëntor.

Pavarësisht se reagimet për këngën e re kanë qenë kryesisht shumë pozitive dhe publiku e priti shumë mirë, së fundmi Adele ka zbuluar se tre nga mikeshat e saj më të ngushta nuk ishin fare fanse të këngës së saj të re që ka thyer rekord, “Easy On Me” kur e dëgjuan për herë të parë. Në një intervistë të fundit në “BBC Radio 1 Breakfast Show” me Greg James, këngëtarja shpjegoi se ato nuk e pëlqyen këngën kur e dëgjuan. Adele u shpreh se:

I dërgova një fragment timin duke e kënduar tre mikeshave të mia më të ngushta, teksa isha duke e shkurar. Njërës nuk i pëlqeu, tjetra thoshte: “Epo, ndoshta, vazhdo të provosh.” Ndërkohë njëra ishte shumë e zënë me punë saqë nuk e dëgjoi fare.

Rikujtojmë se, “Easy On Me”, brenda pak orësh nga publikimi kryesoi top-listat dhe arriti miliona klikime në YouTube. Në videoklipin e këngës së saj të re, i cili arriti që në pak orë të numëronte mbi 16 milionë klikime, ylli 33-vjeçar në fillim shikohet teksa bëhet gati për t’u larguar nga shtëpia dhe ndërkohë teksa hipën në makinë vendos kasetën dhe fillon të këndojë shikohen edhe fletët e pafundme muzikore që fluturojnë nga dritaret e makinës në rrugë.