Celebrities Gossip Showbiz

Ed Sheeran pranon gabimin që ka bërë me Taylor Swift!

Ed Sheeran është nga nga këngëtarët më të pëlqyer për fansat në Shqipëri dhe kudo në botë. Këtë herë, këngëtari zbulon detaje ekskluzive lidhur me miqësinë e tij me një tjetër artiste me famë ndërkombëtare.

Bëhet fjalë pikërisht për Taylor Swift, këngëtaren 31-vjeçare me të cilën Ed Sheeran ndan një miqësi prej shumë vitesh. Jo vetëm shokë, por edhe kolegë duket se dyshja ka arritur të ketë një marrëdhënie perfekte. Sheeran zbulon se ata ndonjëherë bëjnë krahasime të notave te këngët e tyre.

A e bëjmë unë dhe Taylor diçka të tillë kur takohemi?! Unë dhe ajo luajmë meloditë e njëri-tjetrit, jo për të marrë vlerësime, por thjesht për të shkëmbyer mendime me njëri-tjetrin.

Por një detaj që ia vlen të përmendet, është se këngëtari e pranon që i ka dhënë një këshillë të gabuar mikeshës së tij, e madje pikërisht për sa i përket botës së muzikës.

Unë i thashë diçka asaj, pasi më luajti “Blank Space” dhe “Bad Blood”. Ajo më pyeti se cila nga dy këngët duhet të dalë e para? Unë i thashë se definitivisht duhet “Bad Blood”, pasi është një ‘bombë’. Por, dukshëm “Blank Space” ka korrur më shumë sukses. Unë isha totalisht gabim.

Megjithatë, duket se këngëtarja nuk ka mbajtur qëndrim lidhur me këtë opinion që ai ka shprehur. Ajo e di se asgjë nuk ishte me dashakeqësi, ndaj dyshja vazhdon të jenë miq ende.