Film & Tv Tech

Edhe Netflix rrit çmimin, 3 euro më shumë për çdo abonent!

Netflix do të shtrenjtohet për secilin abonent, përdorues të tij.

E cilësuar si platforma më e madhe për transmetimin e  filmit, Netflix ka vendosur që të bëjë një rritje të kostos me 3 euro më shumë më shumë në muaj.

Një nga benefitet më të mira që ka Netflix është mundësi  për të ndarë të njëjtin abonim me 4 persona, për të parë pa problem Netflix për vetëm 3 euro në muaj.

Deri më tani, abonimet e Netflix shpërndaheshin midis abonimeve të bazës, gjë që kërkonte 7,99 euro në muaj për të parë platformën, në një TV të vetëm.

Për 10,99 euro ne mund ta shihnim platformën në dy ekrane në të njëjtën kohë. Për 13,99 euro në muaj mund ta shihnim platformën deri në 4 televizorë ose pajisje në të njëjtën kohë dhe gjithashtu në Ultra-HD.

Duket sikur Netflix dëshiron t’i bëjë gjërat pak më të shtrenjta për përdoruesit që ndajnë llogaritë e tyre me deri në 4 persona, dhe kjo është arsyeja pse kompania po teston një plan të ri “Ultra”, një plan që do të kushtojë 3 euro më shumë në muaj dhe për më tepër, do të ndryshojë gjithçka në abonimet e Netflix.