Celebrities Film & Tv Magazine Pardon My French Showbiz

Drilon Hoxha zbulon disa detaje ekskluzive nga Premiera Absolute e filmit të shumëpritur “Guxim”!

I ftuar në pjesën e parë të emisionit “Pardon My French” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë Drilon Hoxha. I vënë përpara pyetjeve të Jonida Aliçkolli dhe Arbër Cepanit, ai na zbuloi më shumë rreth projektit të tij të fundit kinematografik titulluar “Guxim”, ku ai vjen si skenarist e regjisor në bashkëpunim me Top Channel Films.

Premiera Absolute e filmit do të mbahet më 5 Prill në Cineplexx TEG, ku biletat janë tashmë në shitje në faqjen zyrtare. Driloni ka zbuluar disa detaje ekskluzive si më poshtë:

Për të gjithë ata që nuk e dinë dhe po e dëgjojnë për herë të parë këtë gjë, unë jam në bashkëpunim me Top Channel Films për këtë projektin e fundit që kam nxjerrë dhe jam shumë i lumtur për këtë bashkëpunim. Dhe në datën 5 jam shumë i bindur që shumë nga ata njerëz që guxojnë, që do bënin të njëjtën gjë siç bëj unë tek filmi, por nuk dua të flas më shumë për gjënë.

Më tej, në lidhje me organizimin e këtij eventi, ai shtoi:

Po tani kur thashë që jam në bashkëpunim me Top Channel Films dihet se çfarë ndodh.

Përsa i përket sinopsit të këtij filmi, bëhet fjalë për një histori e ndaluar dashurie do të shërbejë si fitili që ndez një luftë të pamëshirshme mes dy familjesh. Implikimi i një vajze të re me një kriminel të moshuar i cili fshihet pas petkut të biznesit medoemos do të ketë një cmim për tu paguar. Pasi bie në dashuri me një djalë të ri, xhelozia e sëmurë do e shtyjë “biznesmenin” të përdorë gjithë fuqinë e tij për të ndaluar çiftin. Po ju, a do vrisnit për dashurinë?