Celebrities Film & Tv Showbiz

Edhe regjisori i ‘House Of Gucci’ ka dy fjalë për të thënë për Lady Gaga-n!

Regjisori i njohur Ridley Scott nuk ka ngurruar që të shprehë të gjithë lavdërimet e tij për yllin e kinemasë tashmë, Lady Gaga. Gjatë kohës që merrte pjesë në rubrikë ‘Q&A’ me pyetje dhe përgjigje pas shfaqjes së ‘House Of Gucci’ në teatrin e ‘The Regency Bruin’ në Los Angeles, regjisori 83-vjeçar shpjegoi se filmi i ardhshëm do të dalë pas vitesh të tëra planifikimi falë të gjithë kastit të këngëtares së hitit “Born This Way”.

Kur u pyet nga Peter Hammond i ‘Deadline’ se pse tani është koha e duhur që filmi të dalë në treg, Scott tregoi drejtpërsëdrejti nga Gaga, e cila luan në film si Patrizia Reggiani që u dënua për punësimin e një vrasësi me pagesë,  për të vrarë ish-burrin e saj.

Më duhej të gjeja Patrizia Reggiani dhe ishte shumë e vështirë.

Në lidhje me rolin e Lady Gaga-s ai ka thënë se gjithçka ka qenë perfekte dhe se zgjedhja e tij ishte e duhura.

Vlen për t’u përmendur së fundmi këngëtarja e njohur dhe mjaft e talentuar Lady Gaga ka pranuar për prestigjiozen ‘Vogue’ se nuk ka folur kurrë me vrasësen që ajo portretizon në filmin e ‘House of Gucci’, para xhirimit të saj, duke thënë se ajo mund ta bënte rolin e drejtë vetëm nëse lexonte midis rreshtave. Gaga ka treguar gjithashtu se “askush” nuk do t’i tregonte asaj se si të luante rolin e Patrizia-s, madje as vetë kriminelja e dënuar.

Ndjeva se mund ta bëja të drejtë këtë histori vetëm nëse e qasja me syrin e një gruaje kurioze që ishte e interesuar të zotëronte një shpirt gazetaresk, në mënyrë që të mund të lexoja mes rreshtave se çfarë po ndodhte në skenat e filmit. Do të thotë se askush nuk do të më tregonte se kush ishte Patrizia Gucci, madje as Patrizia Gucci.