Celebrities Gossip Showbiz

Eduard Grishaj zbulon detaje nga dasma e tij me Arbana Osmanin!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

I ftuar ditën e sotme në “ E Diell” ka qenë regjisori Eduart Grishaj, i cili ka treguar shumë sekrete nga jeta e tij, prapaskenat e “BBV2” dhe martesa me Arbana Osmanin. Ata pritet të kurrorëzojnë dashurinë e tyre me një dasmë të shtunën e ardhshme, e cila pritet të zhvillohet në Toskana, Itali. Edi tha se të ftuar janë 120 persona, të cilët janë pjesë e rrethit shoqëror të çiftit.

Do të nisemi sa të mbarojmë bashkë për në Itali për dasmën. Emisionet i mbyllëm, fëmijët i mbyllëm. Donim të bënim dhe vajzën që të mosh thoshte për një pjatë. Nuk më ftuat dhe mua. Tani themi të bëjmë dhe dasmën. Unë dhe Arbana lëvizim goxha dhe një nga vendet tona që na pëlqen është Toskana. Donim që dhe rrethi ynë i ngushtë ta shijojë, ta ndajmë këtë eksperiencë.