Celebrities Gossip Showbiz

Egla zëvendëson një nga të nominuarit me një banor tjetër, ja cila ishte zgjedhja e saj!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Gjatë spektaklit të sotëm është hapur një televotim për banorët më të preferuar. Publiku ka zgjedhur si 3 më të preferuarit Ilnisën, Romeon dhe Julin . Më pak të preferuarit Ervini, Gabriele dhe Elvisi do të shkojnë në nominim së bashku me Vesën për të martën që vjen.  Për shkak të zarfit të kuq që ka ardhur në shtëpi për Eglën, si lidere e shtëpisë, ajo duhet të bënte një zgjedhje. Egla duhet të zëvendësonte një nga të nominuarit me një tjetër banor të shtëpisë dhe zgjedhja e saj ishte të shpëtonte Elvisin dhe të sakrifikonte Fatjonin.

E teksa vetëm pak minuta më parë, në një nominim mes Ilnisës, Rozës, Ledjonës dhe Sarës, kjo e fundit u eleminua nga “BBV3”, duket se Sara ka një shans të dytë. Ajo hapi biletën e kthimit në studio ku shkruhej vajtje-ardhje.