Celebrities Gossip Showbiz

Einxhel zbulon për herë të parë arsyen e vërtetë të zënkës me Beniadën: “U mërzita nga komentet që mamaja e saj…”

Prezantuesja Einxhel Shkira fitoi zemrën e publikut gjatë pjesëmarrjes së saj në edicionin e parë të “Big Brother Vip”, ku arriti të ishte dhe një nga katër finalistët. Historia e saj e dashurisë me Dj Dagz brenda shtëpisë së “BBV1” mori vëmendje të madhe, një lidhje të cilën ata e kanë vazhduan edhe jashtë dhe sot janë prindër të një djali, i cili quhet Trev.

Mirëpo, përpos historisë me Dagz, një tjetër raport shumë i diskutuar mes saj dhe një tjetër ish-banoreje ka qenë kryefjalë e portaleve prej kohësh. Bëhet fjalë për miqësinë e saj me Beniada Nishanin, e cila mori fund pas daljes së vajzave nga shtëpia. Shumë ishte spekuluar deri më sot se cila ishte arsyeja e vërtetë dhe në një intervistë për Prive e ka zbuluar vetë Einxhel, tani që dy mikeshat janë pajtuar sërish.

Hapin e para e hodhi Beniada.Unë jam një natyrë që fal. Por kur mërzitem me njerëzit që dua shumë e kam të vështirë të rikthehem, e mbaj distancimin. Por Beniada ka insistuar jashtë mase shumë sepse ndarja jonë nuk ka ardhur prej meje ose saj. Ka ardhur sepse unë u mërzita nga komentet që mamaja e saj kishte bërë kur unë kam qenë në “BBV”. Dhe sigurisht më ngeli hatri dhe kam pritur që në fillim të më kontaktonte dhe të më thonte “E di çfarë ka bërë mami, po varja”. Nuk ndodhi, ndodhi më vonë. Jemi shumë mirë, aty ku e kishim lënë.

I ftuar në “She’s On Top”, si pjesë e jurisë, Dagz i pyetur nga prezantuesja e spektaklit Argjira Spanca, nëse partnerja e tij, Einxhel është shtatzanë për herë të dytë, ai ka habitur me përgjigjen.