Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Ekskluzive/Olta Gixhari zbulon se është shtatzënë në “Dancing With The Stars”!

Sonte në ekranin e Top Channel po mbahet finalja e madhe e programit më popullor të kërcimit, “Dancing With The Stars”. Tashmë ka nisur gara e kërcimit, ku sot përballë njëri-tjetrit janë Fifi, Enxhi Nasufi, Sardi Strugaj dhe Arnita Beqiraj.

Njëri prej konkurrentëve do të rrëmbejë vendin e parë të sezonit të dytë të “Dacing With The Stars”. Surpriza e parë e paralajmëruar që të premten e kaluar është pjesëmarrja speciale e këngëtarit më të dashur të momentit, Ylli Limani, i cili do të promovojë albumin e tij të fundit të quajtur “Tjetër”.

Një lajm ekskluziv ka ardhur këtë mbrëmje. Olta Gixhari ka zbuluar live shtatzëninë në “Dancing With The Stars”. Ajo u shpreh:

 Jam në pritje të ëmbël. Është folur shumë për këtë, por ku ka më mirë sesa tani dhe sot ta thuash këtë dhe të kesh një kujtim të bukur.

Ngacmimit të moderatores së spektaklit nëse ishte vajzë apo djalë, Olta i është përgjigjur duke thënë se ende nuk e ka zbuluar gjininë e foshnjes, por është e lumtur që është shëndoshë e mirë.