Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Gossip Music Showbiz

Ekskluzivisht për TAR/ G-Bani prezanton këngën e tij të re “Big Brother”!

Të ftuar në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë artisti i njohur, G-Bani dhe ish-banori Gabriele Mezini për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tyre për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

G-Bani një artist mjaft i njohur për krijimet e tij në tregun muzikor së fundmi edhe me rikrijimin e hitit të tij të vitit 2006 me Crazy Girl, që mban titullin “Të dua” me Anxhela Peristerin ka zbuluar më shumë detaje për muzikën e tij. Ekskluzivisht ai zbuloi për Top Albania Radio se së shpejti do të sjellë një album të ri për të cilin është ende duke punuar.

Artisti kishte rezevuar gjithashtu edhe një surprizë të re të cilën e zbuloi ekskluzivisht për herë të parë në studion e Top Albnaia Radios. Gjatë këtye edicioneve të BBV nga banorët brenda por edhe jashtë shtëpisë janë krijuar këngë të cilat janë kthyer në hite. Kujtojmë këtu Fifin, Luizin, Armaldon, Ervin Gonxhi, Arta Kabashi, Romeon por G-Bani ka krijuar një këngë për BBV.

Kënga quhet Big Brother. 

Mund ta ndiqni atë të plotë, në videon më poshtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)