Health & Beauty Lifestyle

Ekziston diçka që na plak më shumë se pirja e duhanit…

Një studim i ri ka treguar se vetmia mund të ndikojë dhe në shëndetin fizik, duke përshpejtuar procesin e plakjes. Studimi zbuloi se vetmia rrit moshën biologjike të njerëzve më shumë sesa pirja e duhanit. Studimi përdori një “orë plakjeje” për të testuar gjakun dhe të dhënat biometrike nga 12,000 të rritur kinezë. Studiuesit që qëndrojnë pas studimit, thanë se ishin të befasuar kur panë se sa ndikim mund të kenë faktorët psikologjikë në plakje, krahasuar me faktorët fizikë siç është zakoni i pirjes së duhanit.

Ora përcaktoi se pirja e duhanit shtoi rreth 1.25 vite ndërsa ndjenja e vetmisë mund të shtojë 1.65 vite. Por nuk ishte ndjenja e vetme që kontribuoi në përshpejtimin e plakjes, por një grup i tërë psikologjik që përfshinte gjithashtu frikën, dëshpërimin, depresionin, pakënaqësinë dhe gjumin e dobët. Autorët arritën në përfundimin se duke pasur parasysh lidhjen e fortë midis gjendjeve psikologjike dhe plakjes, shëndeti i dobët mendor duhet të njihet si një nxitës kryesor i plakjes. Alex Zhvaoronkov, një bashkautor i studimit tha se:

Ky studim hedh themelet për mjetet e reja që mund të ndihmojnë në ndryshimin e plakjes psikologjike dhe biologjike dhe përmirësimin e mirëqenies në të njëjtën kohë.

Ndërkaq, dushi është një nga momentet më relaksuese të ditës. Ka njerëz, madje, që bëjnë dush 2-3 herë në ditë me ujë shumë të nxehtë. Ju mund të bëni dush për të harruar streset dhe problemet tuaja, mirëpo shkëncëtarët kanë një version tjetër. Të bërit dush shpesh është një shenjë e vetmisë. Ndoshta nuk e kishit menduar, mirëpo vetmia dhe dushi lidhen me njëra-tjetrën. Me siguri nuk bini dakord, por nuk mund t’i kundërviheni shkëncës apo jo? Gjithsesi, studimi i kryer së fundmi nga një grup ekspertësh ka zbuluar lidhjen e dushit me vetminë.