Health & Beauty

80% e shëndetit në pleqëri varet nga…

Individët mbajnë të paktën 80% të përgjegjësisë për shëndetin e dobët në pleqëri, sipas një raporti që synon të sfidojë bindjen se rënia fizike është e pashmangshme ose kryesisht përgjegjësi e shtetit. Raporti, i prezantuar javën e kaluar në Samitin “Smart Ageing” në Oksford, argumenton se njerëzit kanë shumë më tepër kontroll mbi jetëgjatësinë e tyre sesa mendohet zakonisht. Autorët i bëjnë thirrje qeverisë britanike të ndërmarrë masa ligjore ndaj alkoolit, të ngjashme me kufizimet ndaj duhanit.

“Living Longer, Better – The Oxford Longevity Project’s First Age-less Report” u bashkë shkrua nga një panel ekspertësh britanikë në mjekësi, fiziologji, plakje dhe politika arsimore. Ball, 91 vjeç, ish-oficer i regjimentit të Parashutistëve, i cili synon të jetojë deri në 100 vjeç, tha: “Disa kanë shkuar edhe më lart dhe kanë thënë se shifra i afrohet 90%. Por mendoj se 80% është afërsisht e drejtë.”

Megjithatë, pretendimi është kritikuar si tepër i thjeshtuar dhe është vlerësuar se anashkalon faktorë si varfëria, ndotja dhe qasja në kujdes shëndetësor, shkruan The Guardian. Nancy Krieger, profesoreshë e epidemiologjisë sociale në Harvard T.H., tha se raporti “duhet vlerësuar për refuzimin e determinizmit gjenetik”, por shtoi se shmang ndikimin e faktorëve shoqërorë dhe politikave qeveritare në pabarazitë shëndetësore. Edhe Steven Woolf, profesor i mjekësisë familjare dhe shëndetit të popullatës në Virginia Commonwealth, u shpreh se raporti “thjeshton tej mase shkaqet komplekse që ndikojnë në shëndetin e popullsisë”.

Plakja nuk vjen gradualisht, por me hove tregon një studim i ri, sipas të cilit njerëzit plaken në mënyrë relativisht dramatike në dy faza; në moshën 44 e më pas, rreth moshës 60 vjeçare. Edhe pse plakja ndodh ngadalë e në mënyrë të qëndrueshme, në të paktën këto dy faza ajo përshpjetohet, mendojnë hulumtuesit e “Stanford University School of Medicine dhe Singapoir”, të cilët ekzaminuan 108 njerëz midis moshës 25 dhe 75 vjeç nga Kalifornia gjatë shtatë viteve.