Tech

Elon Musk hedh në treg chatbotin me Inteligjencë Artificiale të quajtur Grok!

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk ka lançuar një chatbot me Inteligjencë Artificiale të quajtur Grok në platformën X. Tani për tani është i disponueshëm vetëm për përdoruesit e përzgjedhur. “Në disa aspekte të rëndësishme, është më i miri që ekziston aktualisht”,-postoi Musk në X, përpara lançimit të tij.

Musk thotë se Grok “e do sarkazmën” dhe do t’u përgjigjej pyetjeve me “pak humor”. Megjithatë, shenjat e hershme sugjerojnë se chatboti ka probleme të zakonshme sikurse mjetet e tjera të inteligjencës artificiale. Modele të tjera refuzojnë t’u përgjigjen disa pyetjeve, përshembull dhënien e këshillave kriminale. Por Musk theksoi se Grok do t’i përgjigjet pyetjeve pikante që refuzohen nga shumica e sistemeve të tjera të AI-s. Grokut iu kërkua një udhëzues hap pas hapi për prodhimin e kokainës.

Rikujtojmë, se startup-i xAI i inteligjencës artificiale të Elon Musk do të integrohet në platformën e tij të mediave sociale X dhe gjithashtu do të jetë i disponueshëm si një aplikacion i pavarur. Rikujtojmë, se termit AI iu është dhënë titulli “termi i vitit” nga krijuesit e Fjalorit Collins, duke marrë parasysh diskutimet që kanë vërshuar për këtë teknologji në vitin 2023, qoftë për ndikimin e saj pozitiv dhe negativ. Përdorimi i termit është katërfishuar këtë vit.

Ndërkaq, janë bërë plot 1 vit që kur në krye të kompanisë X që dikur njihej si Twitter, erdhi miliarderi amerikan Elon Musk. Për të shmangur keqpërdorimet që bëhen me raste në rrjetet sociale, Musk i bën thirrje përdoruesve të këtij rrjeti që mos ta përdorin 24 orë. “Zogu është i lirë”, pati shkruar Musk më 27 tetor të vitit të kaluar, për ta zyrtarizuar marrjen nën kontroll të Twitterit që më vonë mori emrin X.