Tech

Termi ‘inteligjenca artificiale’, më e kërkuara për këtë vit në Fjalorin Collins!

Termit AI iu është dhënë titulli “termi i vitit” nga krijuesit e Fjalorit Collins, duke marrë parasysh diskutimet që kanë vërshuar për këtë teknologji në vitin 2023, qoftë për ndikimin e saj pozitiv dhe negativ. Përdorimi i termit është katërfishuar këtë vit.

Drejtori i Collins, Alex Beecroft tha se termi AI (Inteligjenca Artitificiale) ka qenë “kulmi i bisedës së vitit 2023”.

Ne e dimë se AI ka qenë një fokus i madh këtë vit në mënyrën se si është zhvilluar dhe është bërë shpejt po aq i përhapur dhe i ngulitur në jetën tonë sa emaili, transmetimi ose çdo teknologji tjetër dikur futuriste, tani e përditshme.

Inteligjenca Artificiale mund të ndihmojë në lehtësimin e ndërtimit të armëve kimike dhe biologjike. Këtë ka paralajmëruar kryeministri britanik Rishi Sunak. Sunak tha se në një skenar të rastit më të keq, shoqëria mund të humbasë të gjithë kontrollin mbi Inteligjencën Artificiale duke mos arritur për ta çaktivizuar. Teksa potenciali për dëm është i diskutueshëm, njerëzit nuk duhet të injorojnë rreziqet e mundshme nga AI.

Të shumta janë teoritë mbi jetën e përtejme. Ekspertë në SHBA të cilët merren me studimin e jetës së njeriut, thonë se shkenca do të përparojë aq shumë sa njerëzit do të sigurojnë përjetësinë, jo më larg se brenda dekadës së ardhshme. Ray Kurzweil, futurist, thotë se ka parashikuar gjëra të jashtëzakonshme për vitet që vijnë. Një deklaratë e mëparshme e tij për avancimin e kompjuterëve në fakt rezultoi e vërtetë. Ai ka thënë gjithashtu para shumë vitesh se telefonat celularë do jenë e ardhmja e botës.

Ju shuajmë një kuriozitet. Prodhuesit e birrës po e përdorin ChatGPT për të bërë birrë të re. Marka gjermane Beck’s është një nga një sërë kompanish që i janë drejtuar chatbotit të zgjuar të AI për të bërë një pije të quajtur Beck’s Autonomous. ChatGPT jo vetëm që doli me recetën e birrës, por edhe paketimin, emrin, fushatën reklamuese dhe madje edhe një dizajn për faqen e internetit të birrës.