Tech

Elon Musk vjen me një thirrje për përdoruesit e X-it!

Janë bërë plot 1 vit që kur në krye të kompanisë X që dikur njihej si Twitter, erdhi miliarderi amerikan Elon Musk. Për të shmangur keqpërdorimet që bëhen me raste në rrjetet sociale, Musk i bën thirrje përdoruesve të këtij rrjeti që mos ta përdorin 24 orë. “Zogu është i lirë”, pati shkruar Musk më 27 tetor të vitit të kaluar, për ta zyrtarizuar marrjen nën kontroll të Twitterit që më vonë mori emrin X.

Që kur aerdhi në krye të kompanisë Musk shkarkoi më shumë së gjysmën e punonjësve dhe i ndryshoi emrin platformës, një prej lëvizjeve më kontroverse të tij. Platforma ka pasur një sërë problemesh dhe ka qenë nën vëzhgimin e rregullatorëve në mbarë botën. Që nga koha që e bleu X-in, Musk ka humbur nga 9 deri në 34 milionë përdorues aktiv në ditë.

Rikujtojmë, se rrjeti social X ka filluar të vendosë funksionin që me gjasë deri më tani askush nuk e kishte kërkuar. Fjala është për funksionin e audio dhe video-thirrjeve. Ky lajm nuk është ndonjë befasi e madhe pasi drejtoresha Linda Yaccarino, në gusht konfirmoi ardhjen e opsionit të ri. Ky është një hap drejt revolucionit të X me qëllim që të jetë një aplikacion për të gjithë, siç dëshiron pronari Elon Musk.

Ndërkaq, Musk ka theksuar gjithashtu se X mund të ndalojë së qeni i qasshëm në Evropë për të shmangur rregulloren e re të miratuar nga Komisioni Evropian. Kështu së paku shkruan Business Insider. Musk është bërë gjithnjë e më i frustruar me detyrimin për t’u pajtuar me Aktin e Shërbimeve Digjitale, tha një person i njohur me kompaninë.