Bota Tech

Elon Musk në një ‘marrëdhënie të komplikuar’ me Twitter-in!

Marrëveshja e Elon Musk për blerjen e rrjetit social Twitter është në një rrezik serioz, thonë tre njerëz të afërt me çështjen. Ekipi i Musk ka ndaluar së angazhuari në disa diskutime të caktuara rreth financimit të marrëveshjes për shitje në vlerë prej rreth 44 miliard dollarësh, duke përfshirë këtu edhe një palë që u quajt si një mbështetës potencial i marrëveshjes, bëri të ditur njëri nga burimet.

Për shkak të ndjeshmërisë të diskutimeve të vazhdueshme, këto burime folën mbi rastin në kushte anonimiteti. Intensiteti i bisedave me investitorët është ulur gjatë javëve të fundit pasi ekipi i miliarderit ka ngritur dyshime në lidhje me të dhënat e fundit, të cilat shiten tek klientët e korporatave, e të cilat ata i morën nga Twitter. Dyshimet e ekipit të afro-amerikanit në lidhje me shifrat e llogarive të rreme sinjalizojnë se ata nuk kanë informacion të mjaftueshëm për të vlerësuar perspektivat e Twitter si biznes, deklaruan burimet e Washington Post.

Tani pasi që ekipi i 51-vjeçarit deklaruan se nuk mund të verifikojnë shifrat e Twitter mbi këto llogari, njëri nga burimet tha se pritet që të ndërmerren veprime potenciale drastike. Nga burimet gjithashtu deklaruan se një ndryshim në këtë drejtim pritet që të ndodhë së shpejti nga ekipi i Musk, edhe pse ata nuk thanë se cili është ndryshimi që do të bëhet.

Rikujtojmë, se Musk është bërë baba i binjakëve që Shivon Zilis, një nga drejtueset e larta të kompanive të tij, ka sjellë në jetë në fund të vitit të kaluar. Lajmin e ka bërë të ditur një raport i ri nga ‘Business Insider’. Sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga mediat, CEO i Tesla dhe SpaceX dhe njeriu më i pasur në botë zgjeroi familjen e tij me ekzekutiven e kompanisë Neuralink në nëntor të vitit 2021.