Celebrities Gossip Showbiz

Elon Musk qenka bërë sërish baba dhe ne nuk paskemi ditur asgjë?!

Elon Musk është bërë baba i binjakëve që Shivon Zilis, një nga drejtueset e larta të kompanive të tij, ka sjellë në jetë në fund të vitit të kaluar. Lajmin e ka bërë të ditur një raport i ri nga ‘Business Insider’. Sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga mediat, CEO i Tesla dhe SpaceX dhe njeriu më i pasur në botë zgjeroi familjen e tij me ekzekutiven e kompanisë Neuralink në nëntor të vitit 2021.

‘Business Insider’ raporton se Musk, 51 vjeç dhe Zilis, 36 vjeçe, kanë paraqitur një peticion për të ndryshuar emrat e binjakëve në mënyrë që “të kenë mbiemrin e babait të tyre dhe të përmbajnë mbiemrin e nënës së tyre si pjesë e emrit të mesëm”. Urdhri thuhet se u miratua nga një gjykatës në Austin të Teksasit, në muajin maj, megjithëse emrat e fëmijëve mbeten të panjohur.

Sipas ‘Business Insider’, binjakët lindën vetëm disa javë para se Musk dhe ish-partnerja e tij Grimes të mirëpritnin fëmijën e tyre të dytë, vajzën e quajtur Exa Dark Sideræl, nëpërmjet një nëne surrogate në dhjetor të 2021. Ata kanë gjithashtu djalin 2-vjeçar X Æ A-Xii.

Lidhjet profesionale të Zilis me Musk datojnë të paktën në prill të 2016, sipas profilit të saj në LinkedIn , kur ajo u bë këshilltare e OpenAI. Musk është një nga bashkëthemeluesit e OpenAI, një laborator kërkimor jofitimprurës me një mision të deklaruar për të “siguruar që inteligjenca e përgjithshme artificiale të përfitojë të gjithë njerëzimin”.

Sipas LinkedIn të Zilis, ajo ka punuar për Tesla dhe Neuralink duke filluar nga maji 2017 dhe aktualisht punon si drejtore e operacioneve dhe projekteve speciale në Neuralink. Në vitin 2020, Zilis u bë anëtare bordi në OpenAI. Para se të punonte në kompanitë e drejtuara nga Musk, Zilis punoi për një fond kapitali sipërmarrës të Bloomberg, i cili e vendosi atë në listën e Forbes 30 persona nën 30 vjeç për kapital sipërmarrës në 2015, si dhe IBM. Ajo ka shërbyer gjithashtu në bordet e të paktën dy organizatave të tjera të lidhura me inteligjencën artificiale.

Elon Musk ka shpenzuar miliona dollarë për të blerë avionin e ri privat me të cilin do të udhëtojë tani e tutje. Musk mund të deklarohet i pastrehë, pasi nuk zotëron asnjë pasuri të paluajtshme, megjithatë, së shpejti do të zotërojë një nga avionët privatë më të mirë në planet.

Shefi i Tesla-ss tashmë zotëron dy avionë privatë Gulfstream dhe po përgatitet të blejë një të tretë, megjithëse nuk është bërë e qartë nëse ai do të zëvendësojë ndonjë nga objektet ekzistuese fluturuese në koleksionin e tij. Musk do të blejë Gulfstream G700 prej rreth 80 milionë dollarësh.