Showbiz

Elton John lavdëron publikisht Dua Lipën, por jo vetëm kaq…

Lajmet e bukura gjithmonë na emocionojnë dhe ku ka më mirë se sa të dëgjosh fjalë të mëdha për Dua Lipën, të thëna nga Elton John. Dua Lipa mbrëmjen e kaluar ka zhvilluar një bisedë ‘live’ me yllin e muzikës, Elton John.

Në këtë video-live, këngëtari nuk ka hezituar të lavdërojë me fjalë të mëdha artisten shqiptare, por jo vetëm kaq, ai ka përzgjedhur edhe këngët e preferuara të saj. Ai i tha Duas se ka bërë një ndër albumet më të mira të këtij viti, “Future Nostalgia”, kurse nga hitet e këtij albumi zgjodhi një të preferuar.

“Njerëzit donin diçka argëtuese dhe çdo këngë e albumit është fantastike. Ne nuk ndalim së dëgjuari. Djemtë e mi e pëlqejnë shumë, David gjithashtu e adhuron”, -tha Elton. Gjithashtu ai shtoi se “Levitating” është e preferuara e tij nga “Future Nostalgia”.

Kujtojmë se Dua Lipa së fundi është nominuar në katër kategori në “MTV EMA”, kurse këtë të premte pritet që të publikohet kënga e saj më e re.