Celebrities Gossip Showbiz

Elvis Presley dhe Marilyn Monroe kanë kaluar një natë pasioni?!

Agjenti i Hollywood-it, Byron Raphael, ka pohuar se Elvis Presley dhe Marilyn Monroe kaluan një natë pasioni në një dhomë hoteli. Ikonat e kulturës pop u takuan në Paramount Studios në qershor të vitit 1960, dhe deri më tani, ka qenë një mister se çfarë ndodhi mes dy nga yjeve më të famshëm në botë pasi u larguan.

Byron, i cili punoi si agjent gjatë viteve 1960, tha se përfaqësuesit e Elvis në agjencinë William Morris donin që ylli të dilte në një takim me Marilyn, e cila ishte një nga aktoret më të njohura në botë. Elvis, i cili sapo ishte kthyer nga shërbimi ushtarak në Gjermani, po xhironte filmin e tij të radhës, “GI Blues”, dhe po dilte me të dashurën e tij adoleshente Priscilla Beaulieu, si dhe me yllin e Hollywood-it, Anita Wood.

Byron pretendoi se agjentët e këngëtarit donin ta dërgonin atë dhe Marilyn në takime të profilit të lartë për të rritur popullaritetin e tyre, por Marilyn e kishte refuzuar atë. Por takimi i tyre nuk mbaroi me kaq, pasi ata shijuan një natë pasioni në një hotel, pretendoi agjenti.

Ishte një natë me shi dhe e solla në hotelin Beverly Wilshire dhe u ngjitëm lart në dhomën e tij. Kur e pa, u bashkuan dhe filluan të putheshin. Isha në shok dhe nuk dija çfarë të bëja.