Celebrities Gossip Showbiz

Enca shfaqet ‘topless’ në postimin më të fundit dhe mund të themi me plot gojë se ‘e dogji rrjetin’!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Gjithmonë Enca njihet për fotot dhe videot e saj mjaft provokuese e tanimë jemi mësuar të presim prej saj vetëm surpriza. Me postimin e fundit duket se këngëtarja ka vendosur me të vërtetë të ‘djegë’ rrjetin. Vetëm pak më parë artistja ka ndarë me ndjekësit një foto teksa shfaqet edhe pse në fund të tetorit në det dhe… ‘topless’.

Epo, bukuroshja di gjithmonë si të tërheqë vëmendje…

Pak ditë më parë Enca festoi ditëlindjen dhe këtë na e ka treguar me një video të postuar në Instagramin e saj.

Enca njihet për deklaratat e saj të fuqishme që gjithmonë bëjnë shumë bujë, duke trazuar rrjetin e një ndër to ka qenë edhe kjo e fundit. Këngëtarja me anë të një postimi në Instastory ka shprehur dëshirën e saj për t’u bërë mama.