Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Epo është Jennifer Lopez dhe surprizat nuk mungojnë, diva e muzikës pop shfaqet rrugëve me tatuazhe…

Jennifer Lopez-in jemi mësuar ta shohim gjithmonë me shumë klas por së fundmi ylli i muzikës pop dhe njëkohësisht aktorja është fotografuar me tatuazhe dhe me një pamje të re flokësh. Artistja po xhiron filmin e ri “Unstoppable” dhe mesa duket është detyruar të bëjë disa ndryshime.

J.Lo la pas flokët biondë dhe i ktheu në ngjyrë të errët. Por ajo që ka bërë padyshim më shumë bujë në rrjetet sociale ka qenë tatuazhi i madh në pjesën e sipërme të krahut të djathtë. Në fakt është një dizajn fals që aktores i është dashur të bëjë në krahun e saj për personazhin e saj të ri në filmin “Unstoppable”, një film prodhuar nga Ben Affleck dhe miku i tij, Matt Damon.

Rikujtojmë, se filmi i ri aksion i Netflix, “The Mother”, me protagoniste yllin e muzikës pop, po thyen të gjitha rekordet dhe është bërë filmi më i ndjekur i platformës streaming në javën e parë të publikimit. Trilleri aksion pati 83.71 milionë orë të ndjekura gjatë periudhës 8-14 maj dhe ishte numri një në 82 vende me pothuajse 43 milionë shikime. Netflix llogarit shikimet duke pjesëtuar numrin total të orëve të shikuara me kohëzgjatjen totale, e cila është 1,96 orë.