Ndryshe Politikë

Erion Veliaj rrëfen arritjen më të madhe për vitin 2021!

I ftuar ditën e sotme në “Ndryshe”, nën moderimin e Salsanos dhe Adit, në të martën e fundit të vitit 2021 ishte Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Në një intervistë speciale për Top Albania Radio, Veliaj tregoi gjithçka për politikën, dhe jo vetëm.

Në këtë mbyllje të vitit 2021, Veliaj bëri një gjykim të arritjeve dhe sukseseve, që i ka sjellë Bashkisë Tiranë.

Arritja më e madhe, është ndërtimi i shkollave të reja. Kemi ndërtuar 14 shkolla. Në 101 vjet kryeqytet nuk janë hapur kurrë 14 shkolla. Secila ka kapacitet për 1500 nxënës. Të ketë shumë hapësirë, klasat të kenë 25 veta secila. Kopshte kemi hapur dy. Por ndërkohë të gjithë shkollat e reja i kemi bërë edhe me kopësht. Besoj ka qenë gjëja më e bukur që kemi bërë.

Ndërkohë që Veliaj përmendi punën e madhe që Partia Socialiste ka bërë përgjatë këtij viti, ai theksoi se asgjë nuk e ka bërë vetë. Në një vlerësim të thellë për stafin e tij, ai tregoi se secili prej tyre ka marrë një shpërblim monetar, që është minimalja siç vetë u shpreh, në krahasim me punën e jashtëzakonshme që është bërë.

Nuk ka ngelë njeri pa marrë shpërblimin. Dhamë një shpërblim për të gjithë punonjësit e Bashkisë së Tiranës, sidomos për ata që ishin në vijën e parë në këtë vit, kur të gjithë njerëzit ishin në shtëpi, për ata që pastruan, për zjarrfikësit, për policët, për ata që kanë qenë në qendra sociale. Unë jam shumë krenar për skuadrën time. Këta njerëz kanë punuar shumë përtej orarit dhe hapësirës gjeografike që ata duhej. Jam shumë i impresionuar nga skuadra, shpërblimi ishte minimum për të thënë faleminderit.