Celebrities Gossip Showbiz

Erisa u dëmtua gjatë provave të “DWTS”, konkurrentët e “mbysin” me dashuri!

“Dancing With the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Javën e kaluar, balerina profesioniste Erisa Govaçi, u dëmtua gjatë provave dhe si pasojë e këtij incidenti, ajo nuk do të jetë më pjesë e “Dancing with the Stars”. Por pavarësisht se javën e kaluar Erisa ishte e prekur dhe shumë e emocionuar për këtë ngjarje që ndodhi papritur, sërish asaj nuk i ka munguar atmosfera e “DWTS” pasi disa prej konkurrentëve e kanë vizituar balerinën, duke i dhuruar shumë dashuri. Erisa ka publikuar disa fotografi në profilin e saj të Instagramit, ku shihet e rrethuar me miqtë e saj por njëkohësisht ky album fotografik është zbukuruar më shumë nga një foto, ku ajo shihet së bashku me partnerin e saj, duke u puthur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erisa Govaçi (@erisa.govaci)

Elvis Pupa, që u eliminua nga gara të premten, anuloi në minutën e fundit ardhjen e tij në “Dancing With The Stars Fan Club”. Moderatorja Kiara Tito njoftoi se në moment të fundit, Elvisi refuzoi ftesën, ndërsa që e pranishme në studio ishte partnerja e tij skenike, Jora. Sipas saj, ka një arsye pse aktori mungoi.