Celebrities Gossip Showbiz

“Erjola është pak më e cekët se…”, Romeo bën krahasimin mes dy banoreve!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ditën e sotme Vëllai i Madh ka organizuar një lojë, ku secili prej tyre duhet të krahasojë dy banorë sipas shortit. Romeo duhet të tregonte 3 cilësi që Rikja i ka dhe Erjola e ndër to u shpreh:

Romeo: Erjola është pak më e cekët se Rikja në situata në përgjithësi

Duket se krisja e miqësisë mes Romeos dhe Liamit është thelluar pas akuzave të forta që këta dy të fundit i drejtuan njëri-tjetrit gjatë ditës së sotme. Shkak për prishjen e raporteve mes Romeos dhe Liamit, u bë sherri që Liami pati me Heidin javën e kaluar.