Celebrities Showbiz

Ermal Mamaqi i dërgon mesazh Heidit në BBV: “Na bën të qeshim më shumë se me kolegët tanë humoristë…”

Mbrëmjen e kaluar, banorët e shtëpisë më të famshme, atë të “Big Brother VIP 3”, janë mbledhur në dhomën e ndenjes dhe kanë lexuar mesazhet e ardhur nga fansat e tyre përmes aplikacionit “Big Love”. Një ndër mesazhet që ka emocionuar Heidin ka qenë ai i dërguar nga aktori i njohur, Ermal Mamaqi. Ky i fundit i shkruan:

Heidi, o super gocë nga Durrësi. Ke theksin më të vecantë që na bën të qeshim më shumë se me kolegët tanë humoristë. Duhet të na vish në ndonjë show-komedi sepse e ke dhunti natyrale. Romeo, pate fat o dreq, jam me Heidin!

Ndërkohë që Romeo ia ka shpjeguar Heidit se kush është Ermali, banorja është shprehur:

Qenka person inteligjent, duket shumë i shkathët. Të puth shumë fort dhe do vij. Çfarë ti bëjmë, Romeo pati shumë fat!

Rikujtojmë se, artisti Ermal Mamaqi, i ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, u pyet për një nga banorët e “Big Brother VIP 3”. Juli është një ndër miqtë e tij më të vjetër, me të cilin ka punuar për disa vite. Megjithëse ndan këtë miqësi me të, ai tregoi se bën tifo për Heidin.