Celebrities Film & Tv Magazine

Krisje në shoqërinë me Jul Dedën? Ermal Mamaqi: “E kam ndjekur, por jam me…”!

Artisti Ermal Mamaqi, i ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, u pyet për një nga banorët e Big Brother VIP.

Juli është një ndër miqtë e tij më të vjetër, me të cilin ka punuar për disa vite. Megjithëse ndan këtë miqësi me të, ai tregon se bën tifo për Heidin.

Bora: Julin e ke ndjekur në Big?

Ermali: Padyshim që e kam ndjekur, por jam me Heidin. Nuk e njoh Heidin, por më pëlqen që të themi që jemi me Heidin

Bora: Pse nuk të pëlqen të jesh me Julin?

Ermali: Julin e kam shok, siç kam shumë shokë të tjerë aty, por jam me Heidin.. më pëlqen kur flet, ka ca fraza, ka dialektin shumë të lezetshëm, dhe është simpatike

Bora: Simpatike, yll është ajo, s’kemi çfarë i themi!