Syzet “smart” pritet të jetë produkti i radhës nga Facebook, siç u konfirmua nga CEO Mark Zuckerberg në takimin për të ardhurat e Facebook në tremujorin e dytë të vitit 2021.
Zuckerberg nuk dha asnjë detaj të saktë kur mund ti presim një palë syze “të mençura” të Facebook, por ai vuri në dukje se produkti i ardhshëm do jetë një partneritet me kompaninë e syzeve Ray-Ban.

CEO i Facebook shpjegoi se “syzet do të kenë formën e tyre ikonike dhe do t’iu lejojnë të bëni disa gjëra shumë interesante”.
Pavarësisht nga mungesa e detajeve rreth veçorive të mundshme të pajisjes, komentet e mëparshme nga The Verge vunë në dukje dy gjëra: së pari, “ pajisja nuk do të klasifikohet si një pajisje e Realitetit të Shtuar (AR)” dhe se syzet “nuk do të ketë një ekran të integruar të asnjë lloji”.

Edhe pse këto syze të supozuara inteligjente nuk konsiderohen se ofrojnë përvojën e plotë të AR, projekti është pjesë e Facebook Reality Labs (FRL).