Botë e Çuditshme

Mban rekordin botëror, familja gjermane dekoron shtëpinë me 444 pemë krishtlindjesh!

Një familje gjermane e ka çuar atmosferën e krishtlindjeve në një nivel tjetër, duke dekoruar shtëpinë me 444 pemë me drita!

Përshëndetje, emri im është Thomas Jeromin, jam 55 vjeç dhe mbaj Rekordin Botëror për vendosjen e numrin më të madh të pemëve në një vend”, ka thënë pronari i shtëpisë.

Ky është një rekord i ri, pasi vitin e kaluar ata kishin stolisur 420 pemë.

Thomas Jeromin tregoi se përgatitjet për dekorimin fillojnë që në verë, duke shtuar se e relakson. Pasioni i Jeromins për pemët e Krishtlindjeve është tashmë aq i njohur sa njerëzit nga e gjithë Gjermania dërgojnë dekorime të ndryshme në shtëpinë e tij.

Apartamenti i  Thomas dhe Susanne Jeromin shkëlqen në çdo cep të tij, madje edhe në tualet.