Celebrities Music Showbiz

Fansat e kërkuan me ngulm, publikohet projekti i shumëpritur i Bebe Rexha dhe David Guetta!

Ajo është padyshim një ndër emrat më të suksesshëm të industrisë muzikore ndërkombëtare. E kemi fjalën për këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha.

Këngëtarja pak ditë më parë publikoi një video në rrjetin social TikTok, ku kënga shoqëruese e videos ishte një demo e shkurtër e këngës “Blue”, që ajo dhe David Guetta nuk e përfunduan kurrë, pasi nuk e panë të arsyeshme. Por fansat kanë insistuar me ngulm që të kërkojnë publikimin e saj të plotë, pasi demoja në fjalë është bërë një prej këngëve më të kërkuara në aplikacionin Shazam.

Dhe mesa duket aq donin dhe dy artistët. Bebe Rexha dhe David Guetta kanë publikuar ditën e sotme projektin kaq të shumëpritur, “Blue”, që është ripërpunim i këngës së Eiffel 65. “I’m Good (Blue)” nga dyshja e famshme ishte bërë virale që me publikimin e demos në TikTok duke bërë që artistët të punojnë në finalizimin e saj të plotë. Për të njoftuar publikimin e duetit, Bebe postoi një video në llogarinë e saj në Instagram teksa shihet duke vallëzuar në ambientet e shtëpisë teksa në pas saj shihet edhe partneri i saj, Keyan Safyari.

Rikujtojmë që 32-vjeçarja dhe DJ francez kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën me njëri-tjetrin. Në vitin 2018 dyshja sollën projektin “Say My Name” në bashkëpunim edhe me yllin latin, J Balvin. Ndërkohë, ndonëse ky vit ka qenë më i qetë sa i përket angazhimeve profesionale për yllin shqiptar, Bebe ka paralajmëruar se do të rikthehet edhe me projekte të tjera.

Në anën tjetër, 32-vjeçarja po vazhdon të mbetet aktive në Twitter, duke i mbajtur fansat e saj të azhurnuar rreth të rejave më të fundit të saj. Së fundmi, ajo publikoi një video të shkurtër nga ushtrimet në palestër, ku theksoi linjat e saj trupore dhe rezultatin e arritur nga fitnesi. Mes të tjerash, ajo mori një koment nga një ndjekës, i cili i shkruante: “Dukesh mjaft e shëndosh por kjo është një gjë e mirë”.