Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Fansat e paskan marrë vesh të fundit! Keanu Reeves dhe Alexandra Grant paskan vite që janë të lidhur bashkë?!

Të shtunën, aktori i “Matrix Resurrections” Keanu Reeves dhe e dashura e tij artiste Alexandra Grant morën pjesë në “Gala MOCA 2022” të mbajtur në Geffen Contemporary në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Los Anxhelos. Ata kaluan së bashku në tapetin e kuq, duke u kapur për dore dhe duke buzëqeshur gjatë daljes. Çifti bëri publike lidhjen e tyre në nëntor të vitit 2019, duke bërë debutimin e parë së bashku në tapetin e kuq në ‘Gala Art + Film LACMA’ të prezantuar nga marka prestigjioze ‘Gucci’ në Los Anxhelos.

Reeves dhe Grant kanë qenë miq prej vitesh dhe madje kanë bashkëpunuar në vepra së bashku, si libri i Reeves i vitit 2011 “Ode to Happiness” dhe “Shadows” i 2016, i cili gjithashtu u shkrua nga Reeves dhe me ilustrime nga Grant. Në shkurt të vitit 2020, shoqja e Grant, aktorja Jennifer Tilly, i tha Page Six se çifti kishte pasur lidhje për shumë më gjatë sesa e kishin kuptuar fansat.

Më kujtohet rreth një vit e gjysmë më parë, Grant tha, ‘Keanu Reeves është i dashuri im’ dhe unë i thashë: ‘Prit! Çfarë? Çfarë? Çfarë?’

Grant dha më shumë detaje dhe zbuloi më shumë rreth romancës me Reeves për herë të parë në mars të vitit 2020 gjatë një interviste për Vogue për vëmendjen që mori pasi ata dolën publikisht me lidhjen e tyre. Ajo tha në atë kohë se:

Mendoj se çdo person që njihja më telefonoi në javën e parë të nëntorit dhe kjo ishte magjepsëse.

Kur u pyet nëse martesa ishte diçka që ajo mund ta parashikonte për veten në të ardhmen, Grant tha:

Me një gotë verë … do të doja t’ju thoja. Dashuria në çdo nivel është thellësisht e rëndësishme për identitetin tim. Si është kjo për t’iu shmangur pyetjes? Nuk besoj se izolimi është rruga, ka një periudhë izolimi që e bëj si piktor, por e vlerësoj thellësisht përvojën e të qenit në marrëdhënie.